-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre të arrestuar në Tiranë, kapen me drogë dhe fara narkotike

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët u kapën me lëndë narkotike në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për goditjen e aktivitetit të shitjes së drogës. Arrestimet u bëjnë gjatë operacioneve të zhvilluara në disa zona të kryeqytetit, ku u gjetën sasi kokaine, kanabisi dhe fara narkotike.

Në prangat e policisë ranë shtetasit G. Xh., 49 vjeç, G. R., 26 vjeç dhe J. C., 34 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të banesave të G. Xh., u gjet një sasi e dyshuar kanabis sativa dhe fara narkotike, ndërsa G. R. u kap me një sasi kanabis në trup. Po ashtu, J. C. u arrestua pasi iu gjet kokainë gjatë kontrollit fizik.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Policia vazhdon kontrollet për të goditur më tej veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shpërndarjes së narkotikëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit