Kryeministri Edi Rama u kërkoi sot emigrantëve shqiptarë që të mos e çojnë votën dëm duke votuar opozitën, por t’i japin mandatin e katërt për ta çuar Shqipërinë në BE.
“Kush ndër ta mendon se ne ia ngritëm Shqipërisë në Evropë dhe botë duhet të regjistrohet që me votën e vet PS të investojë për rritjen e mëtejshme të prestigjit të këtij vendi dhe të bëjë të mundur që fëmijët e sotëm të jetë të barabartë në familjen e bashkuar evropiane.
Kush na ndjek nga jashtë vendit duhet ta ketë parasysh se afati i fundit i regjistrimit është data 4 mars, prandaj mos e lini për ditën e fundit por futuni në faqen e KQZ dhe regjistrohuni për të votuar me 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim vota e çuar te cilido tjetër është gur i hedhur në ujë, në kënetën e një opozitë bretkosash që ka në krye nj buf kënete.
Vota e sjellë tek ne është gur i vendosur në muret e reja të shtetit evropian shqiptar që po forcohet vit pas viti. Në gjysmën e parë të mandatit të katërt do të fusim inteligjencën artificiale në prokurimet publike për t’i dhënë korrupsionit një goditje vdekjeprurëse ashtu sikur bëri E-Albania me sportelet” tha ai.