Mbrëmjen e sotme një krim familjar ka ndodhur në Tiranë. Hekuran Gjoni babai 74-vjeçar ka goditur me thikë djalin e tij 37-vjeçar Asim Gjoni.
Konflikti ka nisur pranë banesës së tyre, ku në gjendje të dehur ata janë zënë verbalisht dhe më pas fizikisht, ku babai ka goditur për vdekje djalin e tij.
Dyshohet se debati ka nisur për motive të dobëta. 74-vjeçari është shoqëruar për në polici dhe po erren në pyetje familjarët dhe të afërmit e viktimës.