Mbrëmjen e sotme rreth orës 18:50 tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, babai 74-vjeçar Hekuran Gjoni ka goditur me thikë djalin e tij Asim Gjoni 37 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra 37-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Policia ka arrestuar 74-vjeçarin për vrasjen e djalit.
Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.