Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dokumentuar me fakte dhe dokumente shkeljet që ka bërë sekretari i Ministrisë së Arsimit, Erez Tola dhe për këtë i ka kërkuar Ogerta Manastirliut, që është drejtuesja e dikasterit që ta largojë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pyetja që shtrohet është nëse KLSH e ka depozituar raportin në SPAK?
FOTO/ Ky është Erez Tola, “ushtari besnik” i Manastirliut për bëmat tek arsimi
A ka vepruar drejtësia për të nisur hetimet për shkeljet që ka konstatuar KLSH? Por sikur duket, të paktën deri tani, asgjë nuk ka ndodhur. Jo vetëm kaq, por super sekretari, sikur thotë PD, vazhdon që të marrë veç pagës edhe honorarët që shkojnë deri në 10 mijë euro në disa institucione.
“Nga ana tjetër, super Sekretari i Përgjithshëm, përveç të ardhurave nga paga, sigurohet të marrë edhe nja 10 mijë euro pagesa për honorare dhe pjesëmarrja në borde apo këshilla drejtues konkretisht nga:
-Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin,
-Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar,
-Ministria e Arsimit dhe Sportit,
-dhe Universiteti i Tiranës” deklaron PD.
Raporti/ Shkeljet që ka bërë sekretari Erez Tola, që Manastirliu e “mbron me thonj”
Kërkesa e KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka kërkuar para një viti që Erzen Tola, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe Ish/drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin, dhe në rolin e Kryetarit të STP të largohet nga shërbimi civil. Po ashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon që të merren masa disiplinore për disa zyrtarë të tjerë. Por sot qe flasim Tola është në detyre dhe Manistriliu refuzon ta shkarkoje.
MASA DISIPLINORE
Mbështetur në nenin 59, pika 4, shkronja “a” dhe “b”, të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKM nr. 115, datë 05.03.2014, “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”, I rekomandojmë Ministrit të Arsimit dhe Sportit në vlerësim të parregullsive të konsideruara nga ana jonë, sipas pikës 1 shkronja “a” dhe “b” të nenit 57 të ligjit nr. 152/2013, të urdhërojë fillimin e procedurave përkatëse për shqyrtimin dhe dhënien e masave disiplinore për personat përgjegjës në procesin e mbështetjes financiare të studentëve të shkëlqyer dhe nëpunësve civilë të administratës shtetërore dhe për mos kryerje të detyrave funksionale në kohë dhe inicimin me vonesë ose fare të proceseve gjyqësore për kthimin e lekëve të marra nga përfituesit e Fondit të Ekselencës në buxhetin e shtetit në shkelje të detyrimeve kontraktuale, të trajtuara në mënyrë të detajuar në Raportin Përfundimtar të Auditimit, në proporcion me shkeljet sipas nenit 58, shkronja “b”,”c” dhe “ç” të ligjit. nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, e konkretisht:
PËR PUNONJËSIT NË MARRËDHENIE PUNE
- Z. Erzen Tola Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ish/drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin, dhe në rolin e Kryetarit të STP, sipas urdhrit të Ministrit të MAS, nr. 194, datë 19.05.2015, Largim nga shërbimi civil sipas nenit 58 pika ç;
- Znj. Voltisa Koçi, Drejtori i Drejtorisë së Programimit, Standardizimit dhe Harmozimit të Kuadrit Rregullator, Vërejtje sipas nenit 58 pika a;
- Znj. Zamira Gjini, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit për Arsimin dhe Sportin, Vërejtje sipas nenit 58 pika a;
- Znj. Ermelinda Durmishi, Drejtori i Drejtorisë së Politikave të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Vërejtje sipas nenit 58 pika a.
Denoncimi i fortë i PD-së: Shkeljet e rënda të Erzen Tolës, KLSH kërkon largimin por Ogerta e mbron