Gjykata në Greqi ka dënuar me pesë vite burg 31-vjeçaren shqiptare, e cila i ka marrë para përmes mashtrimit një të moshuari.
Me 25 janar, shqiptarja me anë të një miku të tij ka marrë në ka marrë në telefon një të moshuar dhe e ka gënjyer se djali i tij është përfshirë në një aksident dhe se ka mbetur i vrarë një shqiptar.
Miku i shqiptares i ka thënë të moshuarit se përgjegjës i aksidentit ishte djali i tij dhe i ka kërkuar 80 mijë euro në mënyrë që familja e shqiptarit të mos e denonconte.
I moshuari i ka besuar dhe i ka dërguar në fillim 35 mijë euro, më pas ai e kuptoi se ishet mashtruar dhe e denoncoi rastin në polici. Kështu 31-vjeçarja shqiptare u gjet dhe u arrestua, më pas policia sekuestroi dhe paratë e marra nga i moshuari.