-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndihmësi i Trumpit: Ukraina t’i mbajë zgjedhjet pas armëpushimit

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ukraina t’i mbajë zgjedhjet, potencialisht deri në fund të vitit, sidomos nëse Kievi arrin marrëveshje armëpushimi me Rusinë në muajt vijues, ka thënë zyrtari amerikan, Keith Kellogg, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kellogg, i dërguari amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, ka thënë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Ukrainës, të pezulluara gjatë luftës, “duhet të mbahen”.

“Shumica e vendeve demokratike mbajnë zgjedhje në kohë lufte. Mendoj se është e rëndësishme të veprojnë ashtu”, ka thënë Kellogg.

“Është mirë për demokracinë. Ajo është e mira e demokracisë solide, kur keni më shumë se një person në garë”.

Trump dhe Kellogg kanë thënë se janë duke punuar në një plan për të ndërmjetësuar një marrëveshje në muajt e parë të administratës amerikane, për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022.
Ata kanë bërë të ditura pak hollësi për strategjinë e tyre për dhënie fund të konfliktit më vdekjeprurës në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore.

Aktualisht është e paqartë si mund të pritet propozimi i Trumpit në Kiev.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina do t’i mbajë zgjedhjet këtë vit, nëse luftimet marrin fund, dhe nëse do të ketë garanci të forta për siguri, të cilat do t’ia pamundësojnë Rusisë rikthimin e armiqësive.

Një këshilltar i lartë në Kiev dhe një burim brenda Qeverisë ukrainase, kanë thënë për Reutersin se administrata Trump nuk ka kërkuar zyrtarisht nga Ukraina që t’i mbajë zgjedhjet presidenciale deri në fund të vitit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit