Ditën e djeshme u zhvillua protesta para bashkisë së Tiranës nga organizatorët dhe mbështetësit e opozitës.
Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë A. T., Adriana Kalaja, Klevis Balliu, Belind Këlliçi dhe Tedi Blushi pasi ata ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme.
Gjithashtu këta persona kanë bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.









