Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka miratuar kalendarin e inspektimeve për vitin 2025, duke përcaktuar për të dytin vit radhazi prioritetin në inspektimet tematike dhe institucionale. Këto inspektime synojnë të vlerësojnë eficencën e sistemit të drejtësisë dhe adresojnë shqetësimet lidhur me zvarritjen e proceseve gjyqësore dhe hetimore.
Në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve u miratuan 8 inspektime për vitin 2025, duke përfshirë 7 inspektime tematike dhe 1 inspektim institucional. Disa nga inspektimet e planifikuara përfshijnë kontrollin e ndarjes së çështjeve me short në gjykata, praktikat e zëvendësimit të prokurorëve, si dhe trajtimin e materialeve kallëzuese nga prokurorët.
Kjo iniciativë është pjesë e angazhimit për të përmirësuar sistemin e drejtësisë dhe për të adresuar gjetjet e rekomandimeve të Bashkimit Evropian, në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.