Zëvendësguvernatori i rajonit rus Sergej Efremov është vrarë duke luftuar në Ukrainë.
Yahoonews tha se kjo u konfirmua nga guvernatori Oleg Kozhemyako.
Raportohet se zëvendësguvernatori po udhëtonte me makinën e tij kur u hdh në erë me një minë tokësore.
Efremov u stërvit si ushtar dhe u diplomua në kolegjin prestigjioz të oficerëve ajror në Ryazan. Ai ngriti një njësi vullnetare të quajtur Tigrat në qershor 2022, me të cilën luftoi deri në vitin 2023 kur u kthye në Primorsky Krai.