-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Tarifat ndaj Meksikës janë pezulluar për një muaj

Kryesoret

Pezullimin e tarifave të Donald Trump ndaj Meksikës për një muaj e ka bërë të ditur presidentja e vendit të Amerikës Qendrore,  Claudia Sheinbaum ndërsa ka njoftuar edhe vendosjen e trupave në kufi.

“Ne patëm një bisedë të mirë me Presidentin Trump, me respekt të madh për marrëdhëniet dhe sovranitetin tonë dhe arritëm një sërë marrëveshjesh”, shkroi Sheinbaum në një postim në Twitter.

Sheinbaum tha gjithashtu se pas bisedës me presidentin amerikan, Meksika “do të përforcojë menjëherë” kufirin e saj verior me 10,000 ushtarë të Gardës Kombëtare “për të parandaluar trafikimin e drogës nga Meksika në SHBA, veçanërisht fentanilin”.

Për më tepër, sipas saj, “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë për të parandaluar trafikimin e armëve me fuqi të lartë në Meksikë”, ndërsa “skuadrat tona do të fillojnë të punojnë sot në dy fronte: sigurinë dhe tregtinë”.

Trump , nga ana e tij, me një postim në rrjetet sociale ka konfirmuar se është rënë dakord që të pezullohen “menjëherë” për një muaj tarifat që do të vendoseshin duke filluar nga e marta. Negociatat do të fillojnë për të arritur një “marrëveshje” midis dy vendeve, duke përfshirë atë dhe Sekretarët e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Besant dhe të emëruarin për Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnic.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit