Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi dje, të dielën, se do të diskutonte mëngjesin e sotëm me kryeministrin kanadez në largim, Justin Trudeau, si dhe me qeverinë meksikane, pas vendosjes së tarifave 25% për produktet e importuara nga të dy vendet.
“Do të flas me kryeministrin Trudeau nesër në mëngjes, do të flas edhe me Meksikën nesër në mëngjes, nuk pres ndonjë gjë shumë dramatike. Ne u vendosëm për të vendosur taksa doganore sepse ata na kanë borxh shumë para, ata me siguri do të paguajnë” tha Trump para shtypit përpara se të nisej nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago për në Uashington.
Republikani vazhdoi të kundërshtojë Kanadanë, duke theksuar se fqinji verior i vendit të tij “nuk i lejon bankat tona” të operojnë në tregun e tij , gjë që “nëse e mendon, është e pabesueshme”. Ata janë të ashpër me naftën dhe energjinë. “Nuk lejojnë që prodhimet tona bujqësore të shiten”.