-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Tallen dhe përbuzen me mijëra pensionistë të Tiranës

Kryesoret

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjete sociale tregon disa pamje të pensionistëve që po presin në radhë për abonetë e autobusit.

Xhixho shprehet se kjo është një tallje që po vazhdon me pensionistët për 12 vite. Ajo nënvizon që qeveria po i mashtron me rritej qesharake dhe bonuse elektorale pak muaj para zgjedhjeve. Xhixho thekson se me programin “5 priorite për 4 milionë shqiptarët” do të dyfishohen pensionet dhe rimbursohen ilaçet.

“Këto janë pamje që dëshmojnë talljen që vazhdon me pensionistët.

Këta njerëz, që kanë kontribuuar një jetë të tërë për këtë vend, janë të detyruar të presin me orë të tëra, në këmbë, në radhë për abonenë e autobusit.
Numri i kufizuar i pikave të shërbimit krijon radhë të tilla çdo fillim muaji.

Janë vetëm pesë pika shërbimi në Tiranë sepse bashkia e inceneratorit të Tiranës dhe drejtorëve 5D nuk ka gjetur dot një zgjidhje tjetër për mijëra pensionistë të Tiranës.

Tallen dhe përbuzen 12 vjet, për t’u mashtruar me rritje qesharake e bonuse elektorale pak muaj para zgjedhjeve.

Programi “5 prioritete për 4 milionë shqiptarë” do t’u bëjë të mundur:
Dyfishimin e pensioneve
Rimbursimin e ilaçeve: fatura rreth 3.5 miliardë lek
Rritjen e pensionit minimal në nivelin 50 % të pagës”, shkraun Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit