Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.