Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, së bashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilloi një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u takua me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof.
Bardhi theksoi se SHBA mbeten aleati kyç i Shqipërisë dhe shtoi se shqiptarët janë me fat që kanë pasur gjithmonë mbështetje nga ky aleat.
Postimi i Bardhit
Në Departamentin Amerikan të Shtetit
Gjatë vizitës në Washigton DC, sëbashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof.
SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.