Paraditen e sotme një 28-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i ballkonit të pallatit ku jetonte në Elbasan.
28-vjeçarja Kladja Shuli ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo punonte si infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.
28-vjeçarja dyshohet se e ka marrë këtë akt si pasojë e depresionit. Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Hidhet nga kati i 5-të i ballkonit, 28-vjeçarja i jep fund jetës në Elbasan