Gjykata e Fierit ka dënuar me 5 vite burg S.H., i cili ka kryer veprime të turpshme ndaj mbesës së tij E.H 11 vjeç.
Ai e ka kërcënuar vazhdimisht mbesën se nëse do të tragonte do ta vriste atë.
S.H kundrejt mbesës së tij të mitur E.H kanë cënuar integritetin psiqik dhe emocional të të miturës, duke i shkaktuar pasoja psikosociale, si: frikë për të jetuar e vetme në banesën ku ajo jeton me prindërit, pasiguri për të ardhmen etj.
“Mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi:
1. Deklarimin fajtor të pandehurit S.H për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
2. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri S.H denohet me 5 (pesë) vite burgim.”, thuhet në njoftim.