Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar në lidhje me paralajmërimet e Doanld Trump për rritjen e tarifave ndaj vende të Bashkimit Evropian.
Scholz ka thënë se SHBA po përfiton nga tregtia e përbashkët, pasi Bashkimi Evropian është zonë e fortë ekonomike.
“Ne do të kemi diskutime intensive për bashkëpunimin tonë me SHBA-në. Si SHBA-ja dhe Europa përfitojnë nga tregtia e mallrave dhe shërbimeve. Nëse politikat tregtare e bëjnë këtë më të vështirë, do të jetë keq për të gjithë ne. Ajo që është e qartë është se si një zonë e fortë ekonomike, ne mund të formojmë politikat tona dhe t’i përgjigjemi tarifave me tarifat tona. Kjo është diçka që ne duhet dhe do të bëjmë”, ka thënë ai.