Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një dekret që tërheq Shtetet e Bashkuara nga financimi i UNESCO-s dhe mekanizmave të tjerë të Kombeve të Bashkuara.
Ky dekret gjithashtu njofton se SHBA do të rishikojë financimet e OKB-së, duke e vlerësuar atë nga e para.
Po ashtu, Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që largon Shtetet e Bashkuara nga Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën e Refugjatëve Palestinezë (UNRWA).