-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet e 11 majit, zbardhet propozimi i KQZ për ndryshimet në kodin zgjedhor

Kryesoret

Kreu i Komisonit Qendror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor për lehtësimin e regjistrimit të votuesve të diasporës.
Celibashi i ka drejtuar Kuvendit një draft për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Sipas draftit personi mund të aplikojë në adresën e pER me certifikatën familjare, nga një certifikatë personale që lidhet me personin në emër të cilit është dokumenti i adresës.

Dokumenti i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të ngarkohet në PER nga cdo anëtar i familjes së personit në emër të të cilit është dokumenti. Në këtë rast personi që ngarkon dokumentin e adresës në PER duhet të ngarkoj sëbashku me të edhe një nga dokumentet vijuese:

1.certifikatë familjare të personit që aplikon në PER e cila tregon lidhjen;
2.certifikatë personale e cila tregon lidhjen me personin në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
3.një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
4.një deklaratë në format zyrtar të lëshuar nga personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës.

Dokumenti i adresës në emër të një personi mund të ngarkohet në PER edhe nga persona të tjerë të cilët banojnë në të njëjtën adresë me personin në emër të të cilit është ky dokument. Në këtë rast:

1.personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës duhet të lëshoj një deklaratë të vërtetuar nga një autoritet zyrtar sipas të cilës pranohet se edhe personi tjetër banon në të njëjtën adresë me të. Kjo deklaratë ngarkohet në PER nga ky i fundit gjatë procesit të aplikimit për tu regjistruar në këtë platformë.
2. personi që ka interesin për të përdorur dokumentin e adresës i cili është në emër të personit bashkëjetues me të parin, duhet të ngarkoj në PER një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës shoqëruar me një deklaratë të thjeshtë me shkrim të këtij të fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit