Mbrëmjen e djeshme 40-vjeçari Ergys Shtylla u godit me thikë dhe si pasojë u dërgua menjëherë në spitalin e Korçës. Ai u dërgua me urgjencë dhe ndodhet në reaminacion.
Pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera u identifikua autori i cili ka plagosur 40-vjeçarin.
Në kallëzimin e dhënë 40-vjeçari ka deklaruar se është goditur për motive të dobëta nga 39-vjeçari me iniciale D.M.
Ndërkohë policia po vijon punën për arrestimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.