Ditën e djeshme u arratis i dënuari 49-vjeçar Daut Laze nga burgu i Shënkollit, Lezhë.
Mësohet se Shërbimi i Kontrollit të Brendhsëm ka arrestuar tre punonjës të burgut të Shënkollit.
Tre personat e arrestuar janë Pjetër Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Medha, e cila ndodhet në spital pai ka shfaqur probleme shëndetësore. Ata janë akuzuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ndërkohë policia ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh për këdo që ka informacioni për Daut Lazen dhe për gjetjen e tij.
I dënuari u arratis nga burgu! Policia: Kush jep informacion 10 mijë Euro shpërblim