Në Tiranë, janë arrestuar 3 persona, të cilët dyshohet se shisnin lëndë narkotike kanabis.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, realizuan arrestimin në flagrancë të N. P., 40 vjeç, R. I., 28 vjeç dhe E. Sh., 35 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik, ata u kapën me sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.