-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djali i Trumpit mbështet Grenellin: Mos u mashtroni nga Kurti

Kryesoret

Donald Trump Jr. shpërndau postimin e Richard Grenellit, ku ai kritikoi Qeverinë Kurti për mungesë besueshmërie gjatë mandatit të parë të Trump dhe Biden.

Grenelli tha se Kurti po përdorte një retorikë të rreme, duke pretenduar se është i afërt me ShBA-në dhe më i mirë se qeveritë e tjera të Kosovës.

“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen për të gjithë në Ballkan. Por na duhen partnerë të besueshëm”.

“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump-it, as gjatë mandatit të Biden-it. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Kështu kanë vepruar edhe BE-ja dhe NATO-ja. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit”, ka shkruar Grenelli.

Grenelli theksoi se Kurti ka kundërshtuar çdo ide amerikane të paraqitur nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Ai shtoi se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit