Një 19-vjeçar me iniciale A.H., është shpallur në kërkim nga policia pasi prej dy ditësh ka humbur kontaktet me familjen.
Babai i 19-vjeçarit ka kallëzuar në polici që djali i tij nga data 3 shkurt ka shkëputur kontaktet me ta. Ai ka thënë që djali i tij ka qenë në shkollë në Tiranë dhe kur ka qenë në kontakt me ta ka shprehur se do të ikte në Belgjikë.
Njoftimi i policisë
Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Maliq, i cili ka kallëzuar se prej datës 03.02.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi A. H., 19 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.