Një 13-vjeçare shqiptar humbi jetën në Piacenza me 25 tetor të 2024. 13-vjeçarja Aurora Tila u rrëzua nga tarraca e pallatit ku banonte me nënën e saj. Ajo mendohet se është shtyrë nga i dashuri i saj 15-vjeçar, i cili ndodhet në burg për vrasje me dashje.
“Lëndimet që ajo kishte nuk janë në përputhje me vetëvrasjen”, është hipoteza e ngritur nga mjeku ligjor Giovanni Cecchetto, pas daljes së rezultatit të autopsisë.
Kështu autopsia konfirmoi hipotezën e hetuesve, sipas të cilës i dashuri e kishte vrarë Aurorën duke e shytë nga ballkoni i shtëpisë.
Disa dëshmitarë thanë se e kishin parë 13-vjeçaren të varur në parmakë dhe djali që goditei duart e saj në mënyrë që ajo të rrëzohej.