Nga operacioni “Together” u arrestua në Luksemburg 30-vjeçari i dënuar me 14 vite burg për vepra të rënda.
30-vjeçari Edison Pula, i lindur në Krujë akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Ndërsa gjatë një operacioni të lëshuar nga autoritetet franceze u arrestua edhe 31-vjeçari me iniciale A.S.
Ndërkohë zyrat homologe të interpolit po vijojnë bashkëpunimin për finalizimin e proceduarve të ekstradimit të këtyre.