-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Vezaj: Elbasani, qyteti i mrekullive, ku vrasjet nuk ndodhin, edhe kur ndodhin!

Kryesoret

Në një akt të paparë magjie statistike, Policia e Shtetit ka arritur të fshijë nga ekzistenca një vrasje me tritol! Po, po, e lexuat mirë! Viti 2024 u mbyll pa asnjë vrasje në qarkun e Elbasanit, sipas raportit të bujshëm të drejtorit Ilir Proda. Dhe kush jemi ne të vëmë në dyshim një statistikë kaq të pastër e të kulluar?!

Sigurisht, mund të ketë ndodhur një shpërthim i vogël në korrik, një lëndim “i papërfillshëm” i një 29-vjeçari të pafajshëm që më pas ndërroi jetë pas muajsh vuajtjeje… por përse ta ngatërrojmë këtë me një vrasje? Se mos e qëlluan me armë ballë për ballë! Jo, ishte thjesht një përplasje e rastësishme mes një njeriu dhe një sasie të vogël eksplozivi, një aksident i zakonshëm në vendin tonë plot rend dhe siguri.

Dhe pastaj, hajde ta gjejmë autorin! I dyshuari? Një i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani, që flet për të tjerët por nuk na flet për veten. Policët e nderuar bashkë me SPAK-un, ende e kanë në “Top List” kapjen e personit që e vendosi tritolin, por, meqenëse viktima vdiq disa muaj pas shpërthimit, përse të prishim rekordin historik të Elbasanit? Të vrasim bukurinë e një raporti perfekt për një detaj aq të vogël?!

Në fund të fundit, rendi dhe siguria në Shqipëri janë si një film i mirë aksion, ka shumë shpërthime, por asnjë viktimë në fund! Bravo, Policia e Shtetit, për një vit të suksesshëm pa vrasje! Enea Thomallari, ti thjesht ishe në shtëpin tënde, pra në kohën dhe vendin e gabuar, por zyrtarisht, nuk ke ekzistuar fare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit