Pas javës së 32-të, dy skuadrat që kanë siguruar matematikisht biletën për në “Final Four” të kampionatit janë Vllaznia dhe Elbasani.
Rregullorja e aktivitetit parashikon përgjysmimin e pikëve të renditjes, duke i dhënë skuadrave të katërshes mundësinë të fillojnë fazën finale me pikë të ulura.
Përkatësisht, Vllaznia nis me 30 pikë, Elbasani me 29, Egnatia me 27, dhe Dinamo me 22 pikë.
Edhe pse Dinamo është pjesë e katërshes, ka mundësi minimale për titullin kampion, pasi diferencat janë të mëdha. Pas përfundimit të fazës së rregullt, skuadrat do të përballen mes tyre në një mini-turne për të përcaktuar fituesin.
Kalendari i ndeshjeve të “Final Four” është i përcaktuar, me takimet që do të zhvillohen në “Air Albania” këtë muaj.
/5pyetjet.al









