-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Bilalli: Kosova dhe rasti Grenell!

Kryesoret

A jemi duke kuptuar se gjeopolitika në botë po ndryshon?

Sot bota po përballet me sfida të rënda si pasojë e zhvillimeve tektonike si në rrafshin politik , ushtarak dhe ekonomik. Krizat dhe konfliktet-luftërat dhe vatrat potenciale për zgjerim të konflikteve po rriten çdo herë e më shumë. Aleancat , miqësit dhe partnerët në mënyrë fluide mundë të transferohen nga partnerë në kundërshtar dhe e kundërta. Si në të kaluaren të sotëmen por edhe në të ardhëmen gjeopolitika njehë vetëm interesa dhe “dashuri për resurset që gjeografia e vendit tuaj posedon“.

Në këtë botë nuk ka romancë aqë më tepër këtë epitet politika nuk e preferon fare. Mbase gjeopolitika me një rend të ri në barasëpeshen mes akterëve kyqë botëror po ridizajnohet ne shqiptarët ku gjendemi si po sillemi dhe sa po arrijmi të kuptojm këto ndryshime. Dua të ndalem në veçanti tek sinjalet që solli paralajmrim i të dërguarit të SHBA-ve për Misione të Posaçme, Richard Grenell, me 3 shkurt 2025, ai u shpreh : …,BE-ja dhe NATO-ja.

Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”,-shkruan Grenell në X ).

⚫️Në kontekst të kësaj deklarate por edhe të tërë asaj çka nënkupton sjellje e jonë në vorbullin e gjeopolitikës është nevojë urgjente që klasa politike të kuptojë fortë dhe mirë se :

☑️1.ideologjia politike e majtë me elemente çegevariste e një partie politike është minore në relacion me interesin kombëtar dhe shtetëror. Të kuptohemi qoftë edhe parti e djathtë po qese nuk koencidon me vijen e partneritetit me Uashingtonin është e rrezikëshme dhe joproduktive për interesat e shtetit të Kosovës

☑️2.A na çenka më e rëndësishme pushteti në krahasim me izolimin !!!  Asesi dhe kurrë .

☑️3.Kujt po i konvenon ky polarizim në raport me administraten anerikane dhe ku na dergon kjo formë “e kapërcimit të Detit Adriatik këmbë”

☑️4.A ka rrahur telin akademia dhe politika serbe dhe personalisht Dobrica Qosiqi se Serbia nuk ka çka të kërkoj në Kosovë derisa të vije momenti kur shqiptaret të kenë kundershtime dhe polarizim me forcat ndërkombëtare peréndimore, kur të arrijm në këtë pikë:”kjo do ishte për Serbinë fitorja jonë ma e madhe”

☑️5.I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell (na pëlqeu apo jo ) , ai nuk është person privat por një i besuar i Presidenti, Trump në Shtëpin e Bardhë për Misione të Posaçme që do thotë se ai njëkohësisht është edhe këshilltar i Trumpit për politikë të jashtëme.

☑️6.Zëri dhe ndikimi i tij pa ekzagjerim ka peshë në hartimin e politikave në Shtëpin e Bardhë dhe personalisht tek Presidenti, Trump.

☑️7.Ai (Grenell) me sa duket nga fusha që i është dhënë besimi dhe nominimi përveç Venezuelës dhe Koresë së Veriut do të jetë figura që do reprezentoj interesat e politikës së SHBA-ve në Ballkan dhe në shtytjen e bisedimeve në raportet Kosovë-Serbi.

⚫️Çka duhet të mësojnë ( edhe pse për të mësuar është vonë apo nuk mëtojm fare të mësojnë ) ata që udhëheqin me shtetin rrethë gjeopolitikës dhe marrëdhënjeve ndërkombëtare :

☑️a)Shihni deklaratat e ministrisë së jashtme të shteteve të fuqishëme ( Kinës, Indisë, Rusisë, Turqisë por as aleatet evropian : Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, etj) në raport me ndonjë kontest me SHBA-të janë të kujdesëshem dhe të matur. Po ne ç’ë peshë kemi , halli jonë ( pesha dhe ndikimi ynë nuk deperton dot pertej maleve të Gjeravicës )

☑️b)Trump do tërheq trupat amerikane nga Siria po a nundet të marrë një vendim edhe për bazen Bonstil (një mengjesë i shko në mendje )ngase ai mund të ketë informacione të sigurta se “ne tani më jemi goxha të fortë në mbrojtje dhe siguri” ?!

☑️c)Shtetet e vogla historikisht nuk kanë qenë plotësisht sovrane dhe nuk janë as sot aqë më tepër ato nuk kanë janë as prezent as vendimëmarrës në ndarjen e interesave dhe zonave të influencave mes fuqive të mëdha .

☑️ç)Si vend i vogël ne mundemi të mbijetojm jo nga fuqia që kemi po nga sjellja, maturia dhe zgjuarësia në koridorin e trenit amerikan.

⚫️Qeveria dhe politika tek ne në fushën e gjeopolitikës dhe diplomacisë :

Fatkeqësisht me nund të madhë katër operacionet elementare në matematikë me vështërsi i kemi mësuar por asesi nuk na kap dot radari të mësyejm në ekuacione të rënda!

#30/50/60%Zero

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit