-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pakti i Qyteteve të Lira”/Rama: Na përçmonin, tani Tirana me arkitekturë bashkëkohore

Kryesoret

Në fjalën e tij në samitin “Pakti i Qyteteve të Lira”, kryeministri Edi Rama theksoi se Tirana ka kaluar në një transformim të papërfytyrueshëm dhe është bërë një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë.

Ai theksoi se ky sukses është i dukshëm përmes arkitekturës bashkëkohore dhe përpjekjeve për të zhvilluar qytetin, i cili ka tërhequr arkitektë të njohur ndërkombëtarë. Rama gjithashtu nënvizoi se ky është vetëm fillimi i një periudhe të re për Tiranën.

“Me vjen mirë që në Tiranë jo vetëm ofrojmë mikpritjen tonë, por besoj se te mikpritja i mundim holandezët dhe të gjithë perëndimoret përveç spanjollëve dhe katalanasit që janë shumë si ne…Ça lloj turpi dhe skuqje në fytyrë e kam përjetuar kur sapo isha bërë kryetar bashkie dhe një gazetare italiane me tha më vjen shumë keq por në këtë qytet nuk kemi se çfarë të fotografojmë asgjë përveç se njerëzve.

Po dojë ta mbroje Tiranën dhe shqiptarët nga sytë përçmues të atyre që na shihnin nga jashtë nuk duhet t’i tregoje foto nga Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Duhet ta mbaje aparatin nga qielli deti, malet por në asnjë mënyrë nga qyteti. Sot krejt ndryshe, Tirana është kthyer në platformë të jashtëzakonshme të arkitekturës bashkëkohore.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit