Shërbimi postar i SHBA tha se ka ndaluar pranimin e parcelave nga Kina kontinentale dhe Hong Kongu deri në njoftimin e mëtejshëm. Kompania tha se letrat nuk do të preken nga pezullimi dhe nuk pranoi të ofrojë arsye për këtë vendim.
Ndërkohë të martën hynë në fuqi rregullat e reja ku mbushën një boshllëk që lejonte dërgimin e paketave të vogla me vlerë 800 dolarë ose më pak në SHBA pa paguar taksa ose tarifa. Kjo ishte një nga masat e shpallura nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili vendosi një tarifë shtesë prej 10% për të gjitha mallrat e importuara në SHBA nga Kina .
Por në njoftimin e tij tregtar në fundjavë, Trump zgjati tarifat për të gjitha mallrat kineze që importoheshin në SHBA, duke përfshirë artikujt e modës dhe lodrat.
Në përgjigje, Kina tha se do të zbatonte tarifa për disa importe nga SHBA.
Nga 10 shkurti qymyri dhe gazi natyror i lëngshëm (LNG) do të përballen me një tarifë prej 15%. Nafta bruto, makineritë bujqësore dhe makinat me motor të madh do të jenë subjekt i një tarife prej 10%.
Trump pritet të flasë me homologun e tij kinez Xi Jinping në ditët në vijim.
“Ndryshimet tarifore të Trump janë veçanërisht të mprehta nëse mallrat dërgoheshin më parë përmes tregtisë elektronike direkt nga Kina në SHBA”, tha ekspertja e tregtisë Deborah Elms.