-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Nuk dua të hedh Iranin në erë, kërkoj marrëveshje pa armë bërthamore

Kryesoret

Presidenti Donald Trump ka përgënjeshtruar raportet që sugjeronin një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke theksuar se qëllimi i tij është një marrëveshje paqësore që do të ndalonte zhvillimin e armëve bërthamore nga Teherani.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump theksoi se dëshiron që Irani të jetë një vend i suksesshëm, por pa armë bërthamore.

“Unë dua që Irani të jetë një vend i madh dhe i suksesshëm, por njëkohësisht të jetë një vend pa armë bërthamore. Raportet se Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me Izraelin, do të hedhin në erë Iranin janë ekzagjerime”.

“Unë do të preferoja shumë një marrëveshje të rishikuar të paqes bërthamore, e cila do ta lejonte Iranin të zhvillohet dhe të përparojë në mënyrë paqësore,” shkruan ai, duke shtuar:

“Ne duhet të fillojmë të punojmë menjëherë për të dhe të kemi një festë të madhe në Lindjen e Mesme kur të nënshkruhet dhe të përfundojë. Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit