Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pasi po tentonin të vidhnin.36-vjeçari me iniciale E.H., dhe 31-vjeçari E.K., me precedentë kriminal në fushën e vjedhjes u arrestuan në lagjen “24 maji” në Vlorë.
Sipas hetimeve ata me datë 25 janar kanë vjedhur produkte të ndryshme në një lokal në lagjen “10 korriku”. Ndërsa me datë 2 janar kanë tentuar që të vjedhin materiale elektrike në një objekt në ndërtim në lagjen “1 maji”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende që dyshohet se janë përdorur nga dy autorët, për kryerjen e vjedhjeve. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.