-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marco Rubio: Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme

Kryesoret

Sekretari i Shtetit Marco Rubi tha se propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për të rivendosur popullsinë e Gazës do të ishte i përkohshëm.

Gjatë një udhëtimi në Guatemalë, Rubio u shpreh se propozimi i Trump nuk ishte “armiqësor” por një “lëvizje bujare” duke treguar “gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’u bërë përgjegjëse për rindërtimin e asaj zone”.

Ai tha se ideja ishte që banorët e Gazës të largoheshin nga territori për një periudhë “të përkohshme”, ndërsa mbeturinat të pastroheshin dhe të bëhej rindërtimi.

Ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt u tha gazetarëve të mërkurën se presidenti ishte i përkushtuar për të rindërtuar Gazën dhe për të zhvendosur “përkohësisht” banorët e saj gjatë procesit. Ajo tha se presidenti nuk ishte zotuar të vendoste “çizmet në tokë” në territor, por nuk pranoi të përjashtonte përdorimin e trupave amerikanë atje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit