-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pjesë e klanit “Çela”, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Itali

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar një 48-vjeçar shqiptar, i cili zbarkoi në aeroportin e Linates për t’iu nënshtruar masës së paraburgimit në burg. Ai po hetohej për veprën e bashkëpunimit kriminal me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës.

Shqiptari u arrestua në Madrid më 21 janar 2025, në ekzekutim të urdhrit evropian përkatës, në kuadër të operacionit të njohur konvencionalisht si “Icarus”, pasi u identifikua falë kontributit të Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë në Tiranë, Ekspertit të Sigurisë në Madrid dhe Policisë spanjolle.

Sipas akuzave, ai ishte kreu i një grupi të trafikut të drogës në zonën e Brescias. Grupi ku u identifikua shqiptari i arrestuar në Brescia, duket se është pjesë e një prej grupeve kryesore kriminale shqiptare, klanit “Çela” të Elbasanit me në krye Suel Çelën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit