Policia ka dhënë informacion të ri lidhur me ngjarjen tronditëse në Lezhë, ku një 25-vjeçar u gjet i pajetë brenda në makinë. Viktima, Romario Brunga, mbante në dorë një armë zjarri tip pistoletë.
Sipas hetimeve paraprake, automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka një plagë të shkaktuar nga arma që mbante.
Lezhë/Informacion Paraprak
Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.
Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.
Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.
Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.