Kryeministri Edi Rama në liven që po bën me ndjekësit në rrjetin social në facebok u pyet nëse do të bëjnë tortë ashtu siç bëri Lulzim Basha.
Rama u shpreh se një gjë të mirë që ka bërë Basha ishte torta.
“Nuk e di çfarë ke dashur të thuash, por me thënë të drejtën një ëmbëlsirë kemi pasur edhe se di si t’ia bëjmë që ta kemi prapë. Lulzim Bashën kemi pasur ëmbëlsira jonë, Lulzim Basha ka qenë ëmbëlsira e të gjithëve, edhe tortën jo rastësisht e bëri Lul Basha. Nga të gjitha ato që tha vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku je se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji një përvëlim”, tha Rama.