Derisa kemi ndryshim të papritur në pozicionin e zëdhënësit të presidentit rus, Dmitry Peskov, për zhvillimin e negociatave midis Rusisë dhe SHBA-së, pasi Donald Trump mori presidencën në Shtëpinë e Bardhë dy javë më parë, nuk kemi ndonjë ndryshim të qëndrimit të pozicionit të eshalonit të së kaluarës politike në Kosovë. Përkundrazi, ky eshalon është hedhur në sulm, duke hedhur “fishekzjarret” e fundit me idenë se do t’i japin shpirt luftës hibride kundër qeverisë dhe Vetëvendosjes.
Ky eshalon i mbështetur fuqishëm nga një pjesë e madhe e mediave, në redaksitë e të cilave janë atashuar bijtë e oligarkëve dhe olhokratëve që sunduan Kosovën përplot 20 vjet, ndërkohë ia arriti të bashkërendojë e publikojë deklaratën e sekserit të oligokratëve të fuqishëm të botës, R. Grenell, si ndërhyrje të pastër në fushatë, me idenë se do ta dëmtojë Vetëvendosjen.
Në këtë tronditje të thellë gjeopolitike që po klon bota ndërkohë,
Bashkimit Evropian, i cili gradulisht do të shtrëngohet të luajë rolin që i cakton Vëllai i Madh, në emër të ruajtjes dhe selitjes së interesave strategjike aftgjata europiane, Kosova nuk bën përjashtim.
Në këtë betejë të ashpër, në këtë rirreshtim gjeopolitik, Republika e Kosovës dhe Kombi si tërësi, ka nevojë për Qeverinë Kurti 3 më shumë se kurrë, ka nevojë imediate për një struktirë politike të etabluar siç është Vetëvendosja, që din të balancojë interesat e Kombit duke marrë një rol të ri në marrëdhëniet transalantike.
Ky rol duhet ta pozicionojë Kombin tonë si pjesë të arkitekturës së sigurisë europiane me garanci e prezencë të fuqishme edhe amerikane.
Prandaj zgjedhjet e 9 shkurtit marrin karakter plebishiti dhe kanë peshë historike.