Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, u takua me ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, Hassan Shawky, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit në promovimin e turizmit mes dy vendeve.
Ata u fokusuan në shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta.
Çela e informoi ambasadorin për punën promovuese të agjencisë dhe vizionin e Shqipërisë për zhvillimin e turizmit deri në vitin 2030, duke përfshirë infrastrukturën dhe turizmin cilësor.
Ambasadori Shawky shprehu vullnetin për rritjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit turistik mes dy vendeve.
“Shqipëria është një nga vendet kontribues të themelimit të shtetit modern egjiptian, prandaj është e rëndësishme për ne zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve, duke afruar sa më shumë investitorë egjiptianë në Shqipëri”, theksoi ambasadori Çela.