Mijëra qytetarë në SHBA kanë protestuar kundër politikave të presidentit Donald Trump ndaj emigrantëve. Protestat u organizuan përmes mediave sociale me hashtagun #50501, që simbolizon “50 protesta në 50 shtete në 1 ditë”.
Demonstruesit kritikuan vendimet e Trump për kufizimin e të drejtave të emigrantëve dhe eliminimin e praktikave për diversitet, barazi dhe gjithëpërfshirje.
Në protestat e zhvilluara në shtete të ndryshme, si në Lansing, Michigan, Austin, Teksas, dhe Minneapolis, u mbajtën pankarta që mbështesin emigrantët dhe kundërshtojnë politikat e presidentit dhe të Elon Musk.