Presidenti Donald Trump ka akuzuar USAID për vjedhjen e miliarda dollarëve, duke shtuar se shumica e këtyre fondeve janë përdorur për të financuar media që krijojnë histori pozitive për demokratët.
Ai ka përmendur Politiko dhe New York Times si dy media që dyshohet se kanë përfituar fonde nga kjo agjenci, duke e quajtur këtë një nga skandalet më të mëdha në histori.
Donald Trump: Mesa duket, miliarda dollarë janë “vjedhur” te USAID dhe agjencitë e tjera. Shumica e tyre kanë shkuar për mediat me lajme të rreme, si pagesa për të krijuar histori pozitive për demokratët.
Media e krahut të majtë Politico sa duket ka marrë 8 milionë dollarë. Po NYT a ka marrë para? Kush tjetër ka marrë? Ky mund të jetë skandali më i madh në histori. Demokratët nuk fshihen dot nga kjo, është shumë e pistë.