-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja te Kodra e Priftit, motra e viktimës: Asimi ishte i dehur, ofendoi babain

Kryesoret

Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Kodrës së Priftit, ku babai vret me thikë djalin e tij.

Sipas policisë sherri mes tyre ka nisur për motive pasurie, pasi vajza e Hekuran Gjonit ishte e divorcuar dhe po jetonte aty. Ai i ka kërkuar djalit të tij Asimit letrat e shtëpisë dhe ky i fundit nuk ka pranuar.

Brunilda Gjoni, motra e viktimës në një intervistë në News 24 ka treguar se nuk ka dashur që të marrë paauritë e vëllezërve. Ajo ka thënë se vëllezërit e saj nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe ishet e përgatitur për një tragjedi të tillë për shkak të marrëdhënieve konfliktuale që ata kishin.

“Vjen Asimi, kishte pirë shumë. Kapet me babain. I thotë ‘ti ke pas dashnore këtë, ke shkuar me këtë’. Babi nuk donte shamatë. E kapte babain në vende imtime, i thoshte ‘marshalla sa i ka’. Edhe babi i ra në shpullë, i tha ‘është vajza këtu’. Ky pse i ra babi në shpullë, i tha ‘ta marr jetën për 2 sekonda’. E kapi për fyti nuk po e lëshonte. I kam thënë mos se është i vjetër. Ky lëshoi babain me dhe ka kap, dhe më ka thyer tre brinjët. Pastaj ka shkuar prapë te babi. Thirra vëllain tjetër, kur erdhi babi ia kishte ngul thikën.”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit