Mbrëmjen e djeshme një zjarr ka rënë rreth orës 21:45 në katin -1 të Spitalit të Neurologjikut në Tiranë.
Sipas spitalit është konstatuar prani tymi dhe menjëherë stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe normalizuar atë. Spitali thotë që në ambientete nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon normalisht pa pengesë.
Ndërsa autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt.