Një zjarr ka rënë pasditen e sotme përgjatë aksit Kukës–Gostil, duke djegur një sipërfaqe me bar të thatë, shkurre dhe ferra.
Si pasojë, në zonë është krijuar tym i dendur që ka vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve, por nuk e ka ndërprerë atë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke i vënë në kontroll dhe shuar pa lejuar përhapje të mëtejshme.
Autoritetet apelojnë për kujdes dhe shmangie të ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura gjatë kësaj periudhe.









