Koordinatori i Tiranës në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me tregtarët në tregun e Kombinatit.
Balliu shprehet se tregu i kombinatit ishjte i boshatisur nga klientët pasi nuk ka para. Ai nënvizon se paratë janë marrë nga Edi Rama dhe pushteti i tij.
“Në tregun e njësisë 6të, tregtarët nesër do ti bashkohen protestës në ora 17:00!
Tregu i kombinatit ishte sot i boshatisur nga klientët pasi nuk ka para, paratë janë marrë nga Edi Rama dhe pushteti i tij.
Tregtarët paguajnë 50 mijë lekë taksë për 4 m katrorë vend por nuk kanë me çfarë ti paguajnë pasi s’ka më klient.
Varfëria dhe shpopullimi kanë goditur rëndë biznesin dhe qytetarët.
Të reagojmë që të ndryshojë kjo situatë.
Nesër në ora 17:00 të bashkuar në protestë.”, shprehet Balliu.