Një tërmet i fortë ka ndodhur në Itali pasditen e kësaj të premteje në orën 16:19, duke tronditur zonën e Mesinës.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, magnituda e tërmetit ka qenë mes 4.8 dhe 5.3 ballë.
Tërmeti është ndjerë në zona të ndryshme të provincës së Mesinës dhe ishujve Aeolian, si Alicudi dhe Filicudi, ku banorët janë detyruar të dalin në rrugë për shkak të frikës.