Deputetja Ina Zhupa në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me padinë e bërë ndaj saj nga Mirel Mërtiri, një nga pronarët e inceneratorët e Tiranës.
Zhupa u shpreh se nuk është trembur nga padia dhe se kësaj çështje do ti shkojë deri në fund. Ajo nënvizoi që uron që policia të ketë mundësinë që të arrestojë Mirel Mërtirin.
“Brenda natës Shara nga një shërbim publik, u kthye në shërbim privat. Qytetarët e Tiranës paguajnë 83 mijë euro në ditë për incenerimin e mbetjeve kur nuk ka incinerator.
Inceneratori i Tiranës është nën sekuestro dhe i është vendosur një administrator shqiptarë. Janë dëme në buxhet të shtetit, e kemi për detyrë t’i denoncojmë.
Kemi qenë me Belind Këllëçin në Sharrë, na kanë vënë nga pas punonjësit për të na ndjekur dhe intimiduar. Tani në sjellin në gjykatë. Por nuk do të thotë se do tërhiqemi, sepse për aq kohë sa kemi marrë përsipër të ndjekim interesin qytetar, nuk trembemi nga këto padi qesharake.
Uroj që ta shoh sot Mërtirin në Gjykatë. Uroj të vij këtu që policia të ketë mundësi ta arrestojnë.
Gjyqi do të zhvillohet. Unë do të jem prezente sepse kam vënë fytyrën. Uroj që Mirel Mertiri të jetë po ashtu.”, tha Zhupa.