Greqia vijon të goditet nga tërmete të fuqishme. Mëngjesin e sotëm një tjetër tërmet është regjistruar në qendër në Santorini dhe gjithashtu raportohet se është ndjerë edhe në Atikë.
Magnituda e tërmetit ishte 4.8 ballë të shkallës Rihter, ndërsa thellësia sipas institutit Gjeodinamik ishte 12.3 km.
Shumë banorë janë larguar nga ishulli i Santorinit për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme.