Një 29-vjeçar është plagosur me thikë nga dy persona të maskuar në Korçë.
Ai është shtruar në spital me dëmtime në bark dhe krahë, ndërsa ka dhënë dëshminë për hetuesit, duke thënë se sulmuesit kishin kapuç dhe nuk mundi t’i identifikonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në lagjen nr. 2, pranë Liceut. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.
Po ashtu, policia po heton për lidhje me një plagosje tjetër që ndodhi po atë natë në qytet.